Zayn Malik ‘çmend’ fansat me një fotografi ku shihet ‘topless’

Zayn Malik ‘çmend’ fansat me një fotografi ku shihet ‘topless’

Këngëtari i njohur, Zayn Malik, vazhdon të habis fansat me më të rejat nga jeta e tij.

Pas lajmit se është në pritje të fëmijës së parë me Gigi Hadid, tani ai po përdor një strategji tjetër për të qenë temë e faqeve rozë, shkruan Mirror.

Përmes rrjetit social Instagram, Zayn ka ndarë një imazh ku shihet ‘topless’, e cila ka mahnitur miliona ndjekës.

27-vjeçari me anë të një formati interesant të fotografisë, ka vendosur që të pozojë me shpinë të kthyer.

Ajo çka mori vëmendje të madhe ishin tatuazhet e shumta të cilat i kishte në trup, të cilat kanë kuptime të ndryshme për të.

“Kam disa gjëra që do ua tregojë më vonë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Përpos fansave që komentuan në postim, edhe Gigi Hadid nuk e anashkaloi imazhin për të lënë disa ‘emoj’ në të. /Telegrafi