Home SHBA kërcenon Arabinë Saudite me largim të trupave amerikane

SHBA kërcenon Arabinë Saudite me largim të trupave amerikane

SHBA kërcenon Arabinë Saudite me largim të trupave amerikane

SHBA kërcenon Arabinë Saudite me largim të trupave amerikane

Një senator republikan theksoi se mënyra më e mirë për të bërë presion mbi Arabinë Saudite ishte tërheqja e trupave amerikane të pranishëm në territorin saudit, brenda 30 ditëve.

“Shtetet e Bashkuara duhet të tërheqin forcat e tyre nga Arabia Saudite brenda 30 ditëve nga kalimi i këtij projekt-ligji,” tha Bill Cassidy në tekstin e projekt-ligjit.

Para këtij senatori republikan, dy republikanë të tjerë kishin prezantuar një projekt-ligj të ngjashëm. Reuters duke cituar një senator amerikan raportoi se Shtetet e Bashkuara, përmes këtij ligji, mund të bëjnë presion mbi Arabinë Saudite për të ulur prodhimin e saj të naftës. Cassidy beson se rritja e prodhimit të naftës nga Arabia Saudite ka shkaktuar humbje të mëdha për kompanitë amerikane të naftës.

“Tërheqja e forcave tona për të mbështetur të tjerët do të ishte një mënyrë për të kuptuar se miqësia dhe mbështetja janë një rrugë e dyanshme,” tha ky senator amerikan nga Luiziana. “Nëse Riadi nuk është në përputhje me planin për të zvogëluar prodhimin e naftës, Kongresi nga ana tjetër mund të marrë vendime kundër Arabisë Saudite,” tha Cassidy në tekstin e tij.