Një liqen në Indi mbi 50 mijë vjet i vjetër ka marrë ngjyrë  vjollcë, kurse ekspertët ende nuk kanë shpjegim se pse ka ndodhur një gjë e tillë, shkruan CNN.

Liqeni Lonar në shtetin Maharashtra në mënyrë të befasishme ka ndërruar ngjyrë disa ditë më parë, duke i habitur edhe banorët që jetojnë përreth liqenit, transmeton Telegrafi.

Mobin me lehtësi për diasporën – porositeni kuzhinën në Kosovë, merreni direkt në Gjermani

Siç raporton CNN, ekspertët konsiderojnë se shkak i kësaj mund të jetë shtimi i ujit të njelmët, përqindja e algave apo kombinimi i këtyre dy faktorëve siç ka ndodhur me liqenin e madh të njelmët në Utah apo me liqenin Hillier në Australi.

Gajanan Kharat, gjeolog lokal, ka shkruar në videon e publikuar në Twitter të organizatës turistike Maharashtra, se një gjë e tillë ka ndodhur edhe më herët, por se asokohe ngjyra nuk ka qenë aq e theksuar sikurse është tani.

“Duket se liqeni ka marrë një lloj të ngjyrës së kuqe sivjet sepse është rritur përqindja e kripës”, ka shtuar ai duke pranuar ase sasia e ujit në liqen edhe zvogëluar e i kripës është rritur – shkak ky i këtij ndryshimi.

Kharat gjithashtu pranoi se shkencëtarët janë duke hulumtuar nëse prania e algave të kuqe është shkak i ndërrimit të ngjyrës. Mostrat tashmë janë dërguar në laborator dhe pritet të dalin rezultatet, që tregojnë me sigurisë shkakun e këtij fenomeni. /Telegrafi/