“Mërzitja në punë” i dhuroi 50 mijë euro, francezi padit firmën ku punoi – tha se paguhej edhe pse nuk punonte asgjë

“Mërzitja në punë” i dhuroi 50 mijë euro, francezi padit firmën ku punoi – tha se paguhej edhe pse nuk punonte asgjë

Punonjësit francez i janë ndarë 50 mijë euro pasi që ishte mërzitur në punë, e punëdhënësit nuk i kishin dhënë asgjë për të bërë.

Frederic Desnoar, i cili pretendonte se vuante nga “mërzitja”, gjykata e apelit në Paris i ka ndarë një shumë të majme të parave, si kompensim pasi që ai këtë situatë e përshkroi si “si shkuarje në ferr”, transmeton Telegrafi.

Desnoar ka pranuar se shkonte në punë në kompaninë që prodhonte parfume Interparfumes, që sipas tij kishte shumë pak punë për të bërë.

“Askujt nuk i bëhej vonë nëse shkoja në ora 9 apo 10. Më duhet të blija pajisje – disa fletë dhe aty përfundonte puna ime”, ka deklaruar ai.

Desnoar ka thënë për France Press se e kishin obliguar të kryej punët që nuk kanë kurrfarë lidhje me punën e tij, dhe se sipas tij “është privuar nga përgjegjësitë primare që i ka të parapara edhe në kontratë”.

Ai ka thënë se po ndihet “i shkatërruar” dhe se është duke vuajtur nga “depresioni”. “Po ndihem i turpëruar që jam paguar për faktin se nuk kam punuar asgjë”, ka shtuar ai.

E një koleg i tij ka deklaruar në gjyq se gjendja i është përkeqësuar aq shumë, sa që Desnoar ka menduar të kryej vetëvrasje.

“Desnoarin e mundonte fakti që nuk bënte asgjë. Kjo situatë e ka goditur aq shumë sa që çdo ditë e më shumë po flet për vetëvrasjen”, kashtuar kolegu i tij.

Por edhe pse Franca edhe e njohur për ligjet e ashpra për punën, punonjësit nuk mund të shkarkohen nëse konsiderohen tepricë, shumicës prej tyre u japin punë tjera duke shpresuar se ata vetë do të japin dorëheqje.

Si rezultat i kësaj situate të krijuar, ai ishte shkarkuar shtatë muaj para se në dhjetor të vitit 2014 të japin një shpjegim për shkarkimin e tij. E ky veprim i tyre e nxiti atë të ngrit padi dhe të kërkoj dëmshpërblim.

Zyrtarë të kësaj kompanie kanë njoftuar se nuk kanë qenë në dijeni për gjendjen e Desnoarit. E rasti për herë të parë u raportuar në vitin 2016 dhe prej asaj kohe është duke zgjatur procesi gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.