Ambasadori italian në shqip: Forca Kosova!

Ambasadori italian në shqip: Forca Kosova!

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i ka uruar sukses Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sontme kundër Maqedonisë së Veriut.

“Këtë herë pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin fatkeqësisht… por akoma…”, është shprehur ai përmes Twitter.

“Forca Kosova”, ka shkruar ai në gjuhën shqipe.

Kosova sonte përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian, që zhvillohet në Shkup./Lajmi.net