​Loredana me super album në dhjetor

​Loredana me super album në dhjetor

Reperja shqiptare Loredana Zefi ka paralajmëruar albumin e ri “Medusa”.

Ajo është duke punuar në albumin e ri që ky pritet të lansohet në muajin dhjetor. Kjo u bë e ditur në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e “Modus Mio”, studioja me të cilën është duke bashkëpunuar 24-vjeçarja.

“Mbretëresha Lori është kthyer dhe po mbron fronin e saj. Albumi i saj i ri Medusa më në fund do të dalë më 11 dhjetor”, thuhet në postimin e faqes.

Gjithashtu, është zbuluar edhe kopertina e veçantë e albumit të ri të Loredanës “Medusa”. Për sa i përket projekteve muzikore, “Nicht Verdient” mban titullin kënga e fundit që ka lansuar në bashkëpunim me Capital Bra./tch