Fotografi të paharrueshme nga Bjellorusia: Policia qëllon qytetarët VIDEO

Fotografi të paharrueshme nga Bjellorusia: Policia qëllon qytetarët VIDEO

Forcat speciale bjelloruse qëlluan me armë zjarri drejt njerëzve në Minsk të cilët u tregonin protestuesve nga ballkoni se ku duhej të fshiheshin.

Policia speciale fluturoi nga veturat e policisë pranë stacionit të metrosë Grushevka, teksa protestuesit filluan të iknin. Njerëzit nisën të bërtasin nga ballkoni i ndërtesave përreth ku të fshiheshin, dhe si përgjigje, ata iu afruan ‘koordinatorëve’ dhe qëlluan disa herë me armë zjarri.

Shoqata e Gazetarëve të Bjellorusisë njoftoi se u arrestuan dy gazetarë polakë.

Mediat raportojnë gjithashtu se një automjet goditi një polic trafiku në qendër të qytetit, por ai shpëtoi i gjallë. Nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje me këtë incident me protestat, transmetojnë mediat e huaja.

Protestat filluan më 9 gusht, as shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga Alexander Lukashenko. Që atëherë, mbështetësit e opozitës janë mbledhur në qytetet kryesore të Bjellorusisë çdo natë ndërsa policia i shpërndan duke përdorur gaz-lotsjellës, plumba gome dhe bomba shoku.