5 arsye qe japin shprese rreth coronavirusit

Njerëzit në gjithë botën janë duke kaluar në një kohë të vështirë, derisa koronavirusi vazhdon të shpërndahet.

Numri i të infektuarve dhe i viktimave vazhdon të rritet, qytetet e madje edhe shtetet po mbyllen e shumë njerëz janë detyruar që të hyjnë në izolim.

Por, për gjithë këto lajmë shqetësuese, ka disa arsye për të pasur shpresë.

BBC shkruan edhe për anën pozitive që ka shkaktuar koronavirusi në botë.

1. Bie ndotja e ajrit

Përderisa vendet janë mbyllur shkaku i virusit, ka pasur rënie të konsiderueshme të nivelit të ndotjes, transmeton Koha.

Kina e Italia, që të dyja, kanë regjistruar rënie të lartë të dyoksidit të karbonit – një ndotës serioz i ajrit dhe kimikate e fuqishme e ngrohjes, i cili ka rënë nga zvogëlimi i aktivitetit industrial dhe lëvizjes së makinave.

Hulumtuesit në New York për BBC kanë bërë të ditur se rezultatet e hershme të monoksidit të karbonit, kryesisht nga makinat, është reduktuar në gati 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Dhe me anulimin masiv të fluturimeve dhe miliona punëtorë që punojnë nga shtëpitë, vendet presin që kjo të shënojë rënie edhe më tepër.

2. Pastrohen kanalet

Banorët e Venecias kanë parë një përmirësim të dukshëm të kualitetit të ujit në kanalet e famshme që kalojnë përgjatë qytetit.

Rrugët e këtij qytetit turistik në veri të Italisë janë zbrazur, duke bërë edhe një rënie drastike të trafikut në ujë, që ka lejuar që sedimentet të sistemohen.

Uji, që zakonisht është i errët, është pastruar aq shumë sa që madje mund të shihen edhe peshqit.

3. Aktet e mirësisë

Ka shumë lajme rreth panikut gjatë blerjes së gjërave, por virusi gjithashtu ka nxitur sjellje të mirësisë rreth botës.

Dy qytetarë nga New Yorku mblodhën më tepër se 1300 vullnetarë brenda 72 orëve për të shpërndarë gjëra ushqimore dhe ilaçe për njerëzit e moshuar apo të rrezikuar në qytet.

Facebook ka bërë të ditur se qindra mijëra persona në Britani të Madhe u janë bashkuar grupeve lokale të ngritura kundër virusit, e grupe të ngjashme janë formuar edhe në Kanada, duke krijuar kështu një trend të njohur si “përkujdesja”.

Kurse supermarketet në Australi kanë krijuar “orën për të moshuarit”, për t’iu mundësuar blerësve të moshuar dhe atyre me aftësi të kufizuara të blejnë në mënyrë të qetë e pa presion.

E njerëzit në gjithë botën kanë dhuruar para, ide për receta dhe ushtrime, kanë dërguar mesazhe shpresëdhënëse për të moshuarit që janë në izolim dhe kanë shndërruar bizneset në qendra të shpërndarjes së ushqimit.

4. Një front i bashkuar

Ndërmjet punës së lodhshme dhe jetës në shtëpi është e lehtë që njerëzit të ndjehen të shkëputur me njerëzit përreth tyre.

Përderisa virusi na prek të gjithëve, ai ka afruar shumë komunitetet përreth botës.

Në Itali, njerëzit e izoluar në një hapësirë, kanë kënduar nga ballkonet e tyre për të ngritur moralin.

Derisa në Spanjë një instruktor i fitnesit ka mbajtur një orë të ushtrimeve nga një çati, me qytetarët që ushtronin në ballkonet e tyre.

Shumë njerëz e kanë shfrytëzuar mundësinë që të rilidhen me miqtë apo me të dashurit e tyre përmes telefonit apo video thirrjeve, përderisa të rinjtë kanë organizuar ndeja virtuale përmes aplikacioneve të ndryshme.

E virusi gjithashtu ka vënë në pah rëndësinë e punëtorëve shëndetësorë dhe njerëzve të tjerë që punojnë në shërbime kyçe.

Mijëra evropianë kanë duartrokitur nga ballkonet e tyre mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të frontit ndaj koronavirusit, derisa shumë studentë të mjekësisë kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar profesionistët shëndetësorë.

5. Shpërthimi i kreativitetit

Leave a Reply

Your email address will not be published.